Me rastin e Ditës së Tokës, në Karbunarë u zhvillua një aktivitet i organizuar nga Bashkia e Lushnjës, ku u ndërthurën tradita, kultura dhe promovimi i produkteve vendase.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte një panair me prodhime të zonës, gatime tradicionale dhe elementë të kulinarisë vendase, duke tërhequr vëmendjen e dhjetëra qytetarëve që morën pjesë gjatë këtij aktiviteti.

Atmosfera u gjallërua edhe nga koncerti me këngë dhe valle tradicionale, si dhe kërcime aerobike të realizuara nga fëmijët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve.

Në aktivitet ishin të pranishme edhe dy nënkryetaret e bashkisë, Maldrita Bardho dhe Edlira Mezini. Kjo e fundit u shpreh se ky aktivitet tashmë është kthyer në traditë dhe u shërben fermerëve dhe bizneseve të zonës për të promovuar prodhimet e tyre.

Ky aktivitet jo vetëm që feston Ditën e Tokës, por edhe forcon lidhjen mes komunitetit dhe vlerave të trashëgimisë lokale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds