Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Savër, ku një person është gjetur i pajetë në rrugë mëngjesin e sotëm, duke tronditur banorët e zonës. Viktima është identifikuar si Skënder Malia rreth 55 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i humbjes së jetës mund të ketë qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, çka dyshohet se i ka shkaktuar probleme të rënda shëndetësore, me pasoja fatale. Megjithatë, këto mbeten vetëm dyshime fillestare, pasi ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet përkatëse.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë konstatuar të parët trupin e pajetë të 55 vjeçarit dhe kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore.

Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, të cilat pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të dokumentuar çdo rrethanë të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një vdekje natyrale apo ka elementë të tjerë që duhen marrë në konsideratë.

Autoritetet pritet të dalin me një njoftim zyrtar në vijim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds