Jazxhiasi është ndër fshatrat e paktë në Bashkinë e Lushnjës që vazhdon të vuajë mungesën e infrastrukturës duke mos i siguruar një jetë normale banorëve.

Prej më shumë se 35 vitesh, rruga në të dyja lagjet e fshatit nuk ka njohur asnjë investim. Në ditët me reshje, amortizimi i saj bëhet i tillë saqë fshati izolohet plotësisht, duke bërë të pamundur hyrjen e automjeteve për nevojat e banorëve.

Edhe pse zona është e pasur me ujëra nëntokësore, mungesa e rrjetit të ujësjellësit ka detyruar çdo familje të hapë pusin e saj për të siguruar furnizimin me ujë.

Problemet nuk mbarojnë këtu. Banorët ankohen edhe për rrjetin e amortizuar të energjisë elektrike, që sipas tyre sjell ndërprerje të shpeshta dhe rrezik për sigurinë.

Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga autoritetet vendore, deri më tani nuk është ndërhyrë për të përmirësuar kushtet minimale të jetesës, një situatë e papranueshme për një fshat që ndodhet vetëm 13 km nga Lushnja, 7 km nga Peqini dhe 15 km nga Belshi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds