Gjatë 24 orëve të fundit sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan F. T., 19 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin B. S., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi B. S., si dhe djali i tij i mitur, pasagjer në mjet, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
• O. P., 29 vjeç, pasi drejtonte pa leje drejtimi një motomjet pa targa.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas të mitur, pasi drejtonin pa leje drejtimi një automjet dhe një motomjet pa targa.
Kurse policia e Fierit ka ekzekutuar vendimin nr. 11, datë 02.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shtetasin E. N., 38 vjeç, banues në Fier. Ky shtetas ka për të vuajtur edhe 1 vit, 8 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. M., 22 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhunë në familje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• L. A., 39 vjeç, banues në fshatin Drizë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
• E. K., 30 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua një stemë e ngjashme me ato të Policisë;
• A. Gj., 47 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. J. (P.), 41 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, pasi gjatë kontrollit të automjetit iu gjet dhe sekuestrua një fishek arme zjarri. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të
