Festivali i Shkencës ku morën pjesë 14 gjimnaze publike dhe jopublike të bashkisë Lushnjë u zhvillua në palestrën e shkollës “Foto Puka”. Festivali që organizohet për herë të parë në nivel Kombëtar nxori në pah kreativitetin, mendimin kritik dhe aftësitë kërkimore të nxënësve lushnjarë të cilët sollën  24 projekte në fazën e dytë, tha Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar Arta Dhamo.

Drejtorja e Inspektimit dhe Kurrikulës në Agjëncinë Kombëtare të Arsimit parauniversitar Rezarta Basha shprehu kënaqësinë që mori pjesë në këtë festival, pasi origjina e saj është nga Lushnja dhe projektet që u prezantuan janë risi dhe inovacion.

Nxënësit e gjimnazeve prezantuan me krenari projektet e tyre inovative në shkencë, teknologji dhe matematikë para jurisë e cila zgjodhi edhe projektet fituese. DDWaves (Analiza e muzikes dhe ndikimi saj ne mireqenien psikologjike ) Shkolla 18 Tetori dhe Shtepia Ekologjike (gjimnazi Vath Korreshi)

Festivali i Shkencës është një mundësi për nxënësit që të shprehin idetë e tyre dhe të eksplorojnë botën e shkencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds