Besimtarët myslimanë festojnë sot Natën e Kadrit, ndërsa muajit të shenjtë të Ramazanit po i vjen fundi. Nata e Kadrit është një natë e bekuar e muajit Ramazan, më e vlefshme se një mijë muaj, ku zbresin engjëjt dhe vendosen mirësitë dhe fatet e njerëzve për vitin e ardhshëm.

Në këtë natë, besimtarët myslimanët kalojnë kohë në namaz, lexojnë Kuranin, bëjnë lutje dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre. Lutjet e bëra në Natën e Kadrit kanë një vlerë të veçantë dhe se Zoti i pranon më lehtë ato, thotë Imami i xhamisë së Lushnjës Alban Puka.

Imami uron besimtarët myslimanë lushnjarë në Natën e Kadrit begati dhe mirësi në familjen e tyre, por edhe besimtarët e besimeve të tjera të cilët gjithashtu festojnë Natën e Kadrit duke treguar harmoninë fetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds