Sot  në orën 11:00 u mbajt mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak. Pasi u miratua rendi i ditës mbledhja vazhdoi me shqyrtimin, diskutimin dhe miratimin e projekt vendimeve.

Projekt vendimi për fondin për familjet në nevojë  qe do te trajtohen me ndihmë ekonomike deri në 6% të fondit të kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike si dhe ato që do të trajtohen me fondbuxhetin e muajit tetor 2023 u miratua nga të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak.

Debate pati pika e miratimit e bursave të shtetit për nxënësit e arsimit professional parauniversitar në institucionet arsimore publike për vitin 2023-2024, pasi Kryetari i grupit të këshilltarve  të opozitës tha se nuk janë shqyrtuar kriteret për përzgjedhjen, pasi nuk u mblodh komisioni.

Kurse tek pika për miratimin e një shtesë në buxhetin e vitit 2023 për projektin “Dhurimi I një mjeti për transportin e mbetjeve”, financim 71400 euro nga ambasada japoneze Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.

Mbledhja vazhdoi me miratimin e pikave të tjera të rendit të ditës.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”mLrNUq9NRoQ”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *