11 kilometrat e rrugës nacionale që lidh autostradën në dalje të fshatit Gosë me bregdetin e plazhin në Vilë-Boshtovë një vit më parë i janë nënshtruar rikonstruksionit. Ky segment është mjaft i rëndësishëm, pasi jo vetëm lidh 20 fshatra të zonës, por shërben edhe për sezonin turistik. Drejtuesit e automjeteve të kësaj zone, por edhe banorët ankohen se ky segment rrugor nuk është plotësuar me sinjalistikën e duhur. Disa pika të veçanta të rrugës janë kthyer në pika ” të zeza” në të cilat ka patur aksidente me fatalitete, më i fundit është ai i 5 ditëve më parë, ku humbi jetën një 28 vjeçar i zonës. Mungesa e sinjalistikës, kryesisht barrierave mbrojtëse në kthesa e ura ka shkaktuar daljen nga rruga të mjeteve dhe përfundimin e tyre në kanalet gjatë autostradës. Disa drejtues mjetesh e banorë të zonës kane organizuar një protestë simbolike ku kërkohet ndërhyrje urgjente për shmangur humbet e jetës

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”E_bNxtwG7P8″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *