Një atentat me lëndë eksplozive është parandaluar mbrëmjen e djeshme në fshatin Vrinë, Konispol. Sipas informacioneve zyrtare mësohet se Mirash Gjikola, 57 vjeç, ka njoftuar Komisariatin e Policisë Sarandë se, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës”, në aksin Shëndëlli–Vrinë pasi kishte dëgjuar zhurma të pazakonta në mjet.

Gjikola po qarkullonte me automjetin e tij kur ka ndaluar dhe konstatuar praninë e një sasie lënde të dyshuar eksplozive. Në automjetin tip “Nissan”, është konstatuar një sasi lënde eksplozive e vendosur në sediljen e pasme të mjetit, shpërthimi i së cilës do realizohej nëpërmjet telekomandimit.

Bëhet me dije se në vendngjarje janë nisur forca të shumta të policisë, e më pas janë përfshirë edhe ekspertë të krimeve të rënda nga Policia Vlorë dhe nga reparti anti-eksploziv i RENEA-s. Ndërkohë që zona është rrethuar dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *