Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Orges Xhelilin, autorin e plagosjes së ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Xhelili akuzohet për veprat penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më 11 nëntor 2022, pas një debati me Kryetarin e Bashkisë Divjakë Fredi Kokoneshin Orges Xhelili e plagosi me thikë bashkë me shoferin e tij.

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë, Orges Xhelili, ka qenë ish-punonjës i IT-së në Bashkinë e Divjakës dhe pikërisht kjo dyshohet të jetë arsye e konfliktit pasi kryebashkiaku e ka hequr atë nga puna.

Në të njëjtën kohë Fredi Kokoneshi kishte transferuar bashkëshorten e Xhelilit nga drejtuese e poliklinikës së Divjakës për në qendrën shëndetësore të fshatit Tërbuf.

Ngjarja ndodhi gjatë kohës që Kokoneshi kishte dalë për inspektim. Xhelili u afrua dhe e ofendoi, ndërsa më pas debati mes tyre degradoi në përdorimin e thikës nga ana e autorit.

Me agresorin fillimisht u përlesh shoferi Gazmend Bullari për të mbrojtur kryebashkiakun, ndërsa të dy morën plagë në trup.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”-ykJGe-Sxqk”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds