Mësuesit në rrethin e Lushnjës kryesisht të Ciklit të Ulët që kanë mbaruar studimet në arsimin fillor 3 vjeçar, jasht kamerave ankohen për mbajtjen e shumës prej 81 mijë lekësh të vjetra nga rroga e tyre mujore. Mësuesit e diplomuar para procesit të Bolonjës në Shqipëri marrin 5000 lek më pak se mësuesit e diplomuar pas tij pas miratimit të VKM-së 425, datë 26.06.2024 që zhvlerëson diplomat e tyre. Por problemi me mësuesit në Lushnjë është se sipas tyre Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, VKM-në e zbatoi në qershor të vitit 2025 dhe mësuesit u detyruan të rikthejnë pagesën e një viti që u mbahet automatikisht në bankë nga rroga çdo muaj. Mësuesit aktualisht përveç uljes së pagës me VKM paguajnë edhe borxhin e një viti.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dorëzuar në Kuvend një projektligj të ri që u vjen në ndihmë 11 mijë mësuesve të diplomuar para vitit 2015 të cilëve diploma i zhvlerësuar pas VKM-së, për të rikthyer trajtimin financiar të barabartë njësoj si kolegëve që janë diplomuar pas vitit 2015.
Përfaqësueset e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shqiptar, ishin të pranishme në dorëzimin e projektligjit dhe e vlerësuan këtë iniciativë si një hap të rëndësishëm drejt njohjes së kontributit të mësuesve dhe përmirësimit të kushteve të tyre të punës.
