Ndryshe nga vitet e kaluara këtë vit ka nisur pak me vonesë prodhimi i vajit të ullirit në zonën e Mallakastrës. Shkak është bërë rendimenti i ulët i prodhimit të ullirit kokërr për arsye atmosferike. Kjo gjë por edhe rritja e çmimit të plehrave kimike në treg ka bërë që një litër vaj këtë vit të shitet me 800 lekë të reja nga 400 që ishte një vit më parë

Nga ana tjetër fermerët ndeshen me vështirësi pasi nuk kanë rrugë në kodrat e tokat me ullinjë për të nxjerr prodhimet dhe t’I çojnë në fabrika, subvencione nuk marrin edhe tregje për të shitur prodhimin e  vajit nuk kanë.

Fermerët pohuan se në vitet e tjera kur ka pasur superprodhim si kokërr por edhe vaj ata e kanë gjetur vet tregjet e shitjes si tek njerëzit e tyre ashtu edhe në qytete të ndryshme por edhe jashte shtetit nëpërmjet  fëmijëve që kanë emigrantë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”i67XDPmr6z8″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *