Në Stadiumin “Loni Papuçiu”, gjatë zhvillimit të ndeshjes së Kategorisë së Parë, Apolonia-Vora ,  gjyqtari fushë-krujas Blerim Ziri është goditur pas kokës nga një stol plastik i stadiumit, i hedhur nga një tifoz aty pranë.

Gjyqtari Ziri humbi ndjenjat pas goditjes. Ai ishte arbitër i katërt dhe në momentin e goditjes ishte mes dy stolave të dy skuadrave, aty ku e ka të përcaktuar me rregullore. Tifozët nuk u mjaftuan me kaq, edhe pse i rrezikuan jetën arbitrit të katërt, tentuan të hyjnë në fushë. Pasi shkatërruan hekurat e rrethimit të fushës, u ndeshën me forcat e policisë, që ndërhynë me shpejtësi për të mos agravuar më shumë situata. FK Vora për atë që ndodhi në Fier, përmes një komunikate zyrtare iu përgjigj reagimit të publikuar nga skuadra e FK Apolonia për ndeshjen e zhvilluar duke theksuar se kryesia dhe i gjithë stafi i klubit Vora distancohet dhe i dënon veprimet e tilla, ku lojtarët, stafi teknik dhe arbitrat ofendohen apo sulmohen në ndeshjet futbollistike.

Deklarata nënvizon se qendrimi apo reagimi i FK Apolonia në disa raste nuk është i saktë për atë që ndodhi, sepse stadiumi i Apolonisë nuk i plotëson të gjithë kushtet e nevojshme për sigurimin e lojtarëve, stafit, drejtuesve dhe të tifozëve sipas rregullave të FSHF dhe kishte mungesë të theksuar sigurie.

Sa i përket arbitrit të katërt, Blerim Ziri, i goditur me stol në fundin e ndeshjes, stoli erdhi nga tribuna kryesore dhe jo nga sektori mik. Ftojmë klubin FK Apolonia që të jetë më konstruktiv në deklaratën që ka bërë”, thuhet në deklaratën e FK Vora.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”LDl7SCtA6hQ”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *