Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim. Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
U ngritën pika kontrolli për kapjen e shtetasit G. V. Pas disa minutash ndjekje nga Policia, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariati i autorit të dyshuar. Ndaj shtetasit G. V., po kryhen veprimet procedurale hetimore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”t5jRKhahigw”]
