Gazetarët shqiptarët punojnë nën kërcënime dhe klimë të tensionuar përballë sfidash të shumta, tha në tubimin vjetor të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Drejtuesi i Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bruce Berton. Krahas kërcënimit të gazetarëve, Gjithashtu u theksua edhe që liria e medias vuan nga kufizime, të cilat vijnë prej lidhjeve të politikës me biznesin, nga transparenca e pakët, përqëndrimi i pronësisë së tyre.

Ambasadori Bruce Berton shtoi se OSBE-ja i ka ndjekur me shqetësim dhe ka kërkuar trajtimin e ngjarjeve kërcënuese si dhe përmirësimin e kushteve të punës së gazetarëve, duke kujtuar se nuk ka siguri pa media të lira dhe si një vend anëtar i OSBE-së, Shqipëria ka angazhime për të siguruar hapësirat e punës së gazetarëve duke u kujtuar se Shqipëria po punon shumë për të arritur anëtarësimin në BE, dhe gazetaria e lirë është një nga kërkesat kryesore për të përparuar në këtë drejtim.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj kurajoi gazetarët që të mos dorëzohen përpara kërcënimeve dhe t’u përgjigjen vështirësive me punë këmbëngulëse profesionale e qytetare.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndau sot çmimet vjetore për gazetarët më të mirë nga Shqipëria, Kosova, dhe Maqedonia e Veriut Julian Hoxha, Entela Bajramaj, Zenel Miftari, Sanije Jusufi, Thimi Samarxhiu, Milaim Krasniqi pas vdekjes, Elez Biberaj, Agustin Palokaj si dhe Osman Stafa.

Drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Shqipëtare, Aleksandër Çipa, pohoi se organizata përpiqet të mbështesë meritokracinë dhe gazetarinë profesionale, edhe pse tregu i mediave është në çrregullim dhe anarki.

Shqipëria është angazhuar për të siguruar lirinë e shtypit, u theksua në takim, dhe mbështetja e vazhdueshme dhe theksimi I rëndësisë, që ka liria e medias nga qeveria shqiptare është një kurajim më shumë gjatë kësaj periudhe.

Por përpjekjet për të përmirësuar gjendjen aktuale duhet të kryhen nga të gjithë anët, thanë folësit, nga vet mediat, nga institucionet publike, shoqëria civile, partnerët e qeverisë si dhe bashkësia e donatorëve ndërkombëtarë.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”TWJhMZanbyY”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *