Prej dy ditësh “Përroi i Gorishovës” në Cakran sjell përveç ujrave të zonës nga kodrat e Belishovës dhe Drenovës edhe naftë bruto që përfundon në lumin Vjosa i cili kalon disa qidra metra poshtë fshatit.
Persona të papërgjegjshëm kanë lënë naftën bruto që nxirret nga gëlqerorët e nëntokës të derdhet në gropa e më tej për shkak të rreshjeve të shumta, ujërat e kanë përcjellë nëpërmjet përroit në lumin Vjosa .
Banorët e zonës pohojnë se kjo situatë ndodh shpeshherë. “Nuk mundemi të spërkasim hardhitë, ullinjtë dhe bimët sepse ndodh reaksion”, thonë ata
Ata thonë gjithashtu se jetesa është bërë e padurueshme, ndotja vazhdon me periudha pasi ndërpritet kur ata ankohen.
Lumi Vjosa që është shpallur Park Kombëtar dhe zonë e mbrojtur, ka pasur disa ndotje këto muajt e fundit me naftë bruto. Nga kompanitë që operojnë në këtë fushë naftënxjerrëse si shtetërore edhe private nuk ka asnjë promoncim.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”Fnp4yVnGau8″]
