U përkujtua sot në Karbunarë 81 vjetori i krijimit të Brigadës së 10-të sulmuese, në Luftën e Dytë Botërore kundër forcave naziste nga veteranë, pasardhësveteranë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe qytetarë. Brigada e 10 sulmuese u formua me 1125 partizanë nga tre batalione të qarkut Berat, batalionet: “Riza Cerova”, “Tefik Lapani”, “Ajet Xhindole” si dhe batalioni i katërt, “Myzeqeja” ku morën pjesë 76 të rinj dhe të reja nga rrethi i Lushnjës.
Shqipe Gjoshi, Kryetarja e Organizatës së Veteranëve Lushnjë përmblodhi shkurtimisht në fjalën e saj historikun, arritjet dhe dëshmorët e kësaj brigade.
Qemal Bego 98 vjeç partizan veteran i Brigadës së 10-të sulmuese ka ardhur nga Skrapari për të nderuar ditën e krijimit të brigadës dhe shokët e tij.
Veteranë dhe pasardhësveteranë kanë ardhur gjithashtu nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë për të kujtuar dhe nderuar këtë ditë që na kujton historinë e popullit tanë, tha Veli Myftari, Sekretar i Përgjthshëm i Komitetit të Veteranëve dhe pasardhësve të Lanç-it.
Nënkryetarja e bashkisë Elida Mezini përcolli mesazhin e Kryetares së bashkisë Eriselda Sefa që nuk ishte e pranishme në këtë aktivitet.
