Vazhdon dhuna ndaj përfaqësuesve të drejtësisë. Një rast tjetër dhune është shënuar në Fier, ku një grua 49-vjeçare është arrestuar nga policia, pasi ka goditur një avokat.

https://f16bc6defbe4becc1a41f99b18d4279b.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html Policia thotë se ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura.

Dyshohet se 49-vjeçarja ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.

Në njoftimin e saj policia njofton se “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *