Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një replikë në Kuvend, sa i takon deklaratave për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai tha se ministrja Koçiu doli zbuluar nga KLGJ, ndërsa ai e cilësoi ministren si mashtruese.
Berisha iu referua deklaratës së dhënë prej Koçiut se policia nuk ka asnjë lidhje me mbrojtjen në gjykata.
Deklarata e Koçiut erdhi pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.
“Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregon se fytyrat e keni maska dhe maskat fytyra. Sa i përket ministres, ajo ka bërë mashtrim publik, askush nuk mund të mbrojë një mashtruese, cfarëdo apoteoze t’i thurësh ajo është një mashtruese publike”, tha ai.
