Ilir Meta ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Përmes një reagimi, Meta ka përmendur disa prej figurave dhe vendeve më të rëndësishme të historisë kombëtare, nga Vlora e Ismail Qemalit dhe Mitrovica e Isa Boletinit, deri te Kruja e Skënderbeut dhe Prekazi i Adem Jasharit.
Ai shpreh dëshirën që Flamuri Kuqezi të valojë përjetësisht krenar në të gjitha trojet shqiptare, ndërsa nderon Ismail Qemalin dhe patriotët që kontribuuan në shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912.
“Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar dhe 114-vjetorin e Pavarësisë!
Nga Vlora e Ismail Qemalit në Mitrovicën e Isa Boletinit, nga Kruja e Skënderbeut në Prekazin heroik të Adem Jasharit, të valojë përjetësisht krenar në trojet shqiptare Flamuri Kuqezi, i pastër si gjaku i derdhur për Liri.
Nderim i përjetshëm për Ismail Bej Vlorën dhe të gjithë patriotët që me sakrificë e përkushtim përjetësuan 28 Nëntorin e vitit 1912.
Një komb dhe një flamur!
Gëzuar 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve!”, shkruan ai.



