Vlora, u bë si çdo vit, qendra e festimeve dhe mikpritësja e qindra qytetarëve në ceremonialin shtetëror të ngritjes së Flamurit, ku morën pjesë personalitete më të larta politike të Shqipërisë dhe Kosovës; Presidenti Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës Justina Shiroka Pula, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe të tjerë të ftuar.
Kryeministri Rama vendosi një kurorë me lule dhe u përkul në shenjë respekti pranë vendprehjes monumentale të Ismail Qemalit.
114-vjetori i Pavarësisë shënoi një tjetër përvjetor të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, në nderim të sakrificave dhe përpjekjeve për shtetformim, duke përcjellë mes brezash krenarinë për identitetin, gjuhën dhe flamurin kombëtar.




