NATO ka uruar sot Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke e cilësuar vendin tonë një aleat të rëndësishëm brenda Aleancës.

Në mesazhin e urimit, NATO thotë se shërbimi i ushtrisë sonë kontribuojnë në stërvitje shumëkombëshe, misione të NATO-s dhe bashkëpunim ushtarak në të gjithë Aleancën.

“Që nga viti 2009, Shqipëria është pjesë integrale e mbrojtjes kolektive të NATO -s, me anëtarë të shërbimit shqiptar që kontribuojnë në stërvitje shumëkombëshe, misione të NATO-s dhe bashkëpunim ushtarak në të gjithë Aleancën. Në Ditën Kombëtare të Shqipërisë, ne njohim përkushtimin dhe shërbimin e kolegëve tanë shqiptarë. Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri”, shkruan  Aleanca në X.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *