Kuvendi ka nisur ditën e sotme me një minutë heshtje në nderim të gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja. Që në nisje të seancës, deputetët janë ngritur në këmbë për të nderuar gjyqtarin, i cili u vra në sallën e gjyqit. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi reagoi sot pas shpërndarjes së një materiali informues disa ditë më parë nga Sektori i Bibliotekës në adresë të deputetëve, ku ndër të tjera përmendej edhe emri i ish-diktatorit Enver Hoxha. Peleshi kërkoi ndjesë për keqkuptimin, ndërsa theksoi se teksti është nxjerrë pa interpretim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *