Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar sot dokumente që tregojnë se Irena Gjoka, është përzënë nga Policia Greke më 24 nëntor 2002 si falsifikatore vizash. Berisha akuzon mbrojtjen e saj nga Altin Dumani, i cili ka hapur dosje penale pa emër dhe ka shkelur ligjin për qëllime politike, vetëm për të mbrojtur pushtetin e Edi Ramës.

Ai thekson se ky skandal tregon mungesën e standardeve në drejtësi dhe përdorimin e gjykatësve si pengje politike, duke nxjerrë në pah lidhjet mes individëve të sistemit gjyqësor dhe interesave të pushtetit. Dokumenti i publikuar përmban certifikatën e policisë greke në greqisht dhe përkthimin në shqip, që fakton historikun e Gjokës në Greqi.

“Tani do t’u njoh me dokumente të reja. Avokati i Irena Gjokës, Altin Troplini, që e mban me çdo kusht këtë delinkuente, këtë kriminele në drejtësi, imagjinoni ju dosjen e ish-presidentit të Republikës, e ish-kryeministrit, e ish-kryetarit të parlamentit, e gjykon një delinkuente, një falsifikatore, një mashtruese që mbahet në detyrë nga i ngjashmi me të, nga sivëllau i saj, Altin Troplini. Kam sjellë këtu dokumente që dëshmojnë se çfarë përfaqëson Irena me 5 mbiemra dhe që Troplini, për ta mbrojtur, i ka hapur dosje penale pa emër. Ky llum ligjor, ky llum njerëzor, shkelmon mbi ligje, mbi fakte, mbi prova, vetëm e vetëm për qëllimet e tij politike.

Për të zgjatur jetën e Edi Ramës në pushtet dhe pushtetin e tij. Tani unë kam sjellë këtu certifikatën e datës 24.11.2002, me të cilën policia greke vërteton se e ka përzënë Irena Gjokën nga territori i shtetit grek si falsifikatore vizash. Pra, Irena Gjoka është futur në Greqi duke falsifikuar vizën. Këtu e keni greqisht dhe shqip.
Mbrapa kësaj, prisni, keni dy gjëra të rëndësishme. Mbrapa kësaj keni përkthimin në shqip. Kjo është gjykatësja që gjykon dosjen e ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të parlamentit Këta janë, llumi fyhet po të përdorësh fjalën llum. Ka të tillë në botë? mund të ndodhë kund? Se vetëm kjo peng, kjo delinkuente zbaton urdhra politikë. Kanë këta një standard? Ky është standardi i Troplinit,” tha Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *