Fushata e vaksinimit antigrip që ka nisur prej 22 shtatorit në bashkinë Lushnjë me 22 mijë doza vaksine po vazhdon. Drejtorja e Qendrës Shëndetësore nr.1 Athina Doka tha se në fillim u vaksinua personeli shëndetësor, pasi janë më të ekspozuara ndaj riskut se janë në kontakt të vazhdueshëm me pacientët dhe janë njoftuar të gjithë qytetarët, gratë shtatzëna, fëmijët dhe personat që paraqesin rrezik në këtë periudhë. Mjekja siguron qytetarë që vaksina nuk ka efekte anësore.

Vaksina antigrip mbetet për fëmijët mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore të shkaktuara nga viruset e gripit që i prekin në stinën e vjeshtës. Vaksina është e këshillueshme të behet tek fëmijët 6 muaj e lart.

Ndërkohë, për të moshuarit dhe pacientët kronikë që nuk mund të shkojnë në qendrat shëndetësore, mjekët dhe infermierët po ofrojnë vaksinimin në banesë, përmes shërbimit të kujdesit shëndetësor në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *