Tashmë është publikuar momenti i sulmit në Mançester, paraditen e sotme. Forca të shumta policie dhe të bërtitura janë ato që transmetohen na video.
Autori i dyshuar u ekzekutua nga policia, teksa katër persona u plagosën nga një automjet dhe sulmet me thikë.
“Policia u thirr në Sinagogën e Kongregacionit Hebraik të Heaton Park, në orën 9:31 të mëngjesit, nga një person, i cili deklaroi se kishte qenë dëshmitar i një makine që po drejtohej drejt qytetarëve që ndodheshin atje, dhe i një burrë të plagosur me thikë”, tha policia, sipas CNN.
