Policia greke ka sekuestruar një sasi të madhe heroine në kufirin e gjelbër greko-shqiptar dhe ka arrestuar 50-vjeçarin shqiptar që e transportonte.

Operacioni është zhvilluar nga sektori anti-krim i Ksanthit në bashkëpunim me sektorin anti-drogë të Follorinës.

Policia greke ka pasur informacion për një sasi droge që do të kalonte nga kufiri i gjelbër pranë Kapshticës për në Greqi.

Ata kanë ndërhyrë duke ndaluar një 50-vjeçar shqiptar, i cili po transportonte një çantë që përmbante 43 pako me 21.5 kg heroinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *