Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu në prag të fillimit të Vitit të ri arsimor me anë të një videomesazhi në rrjetet sociale ka folur për rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonave celularë në shkolla. Gjithashtu Ministrja ka theksuar se bashkëpunimi nxënës, prindër dhe mësues do ta mbaj shkollën një hapësirë ku mësimi do të zhvillohet i qetë, nxënësit do të jenë të përqendruar dhe mësuesit të përkushtuar për të mirën e fëmijëve.
