Kryetari i Grupit Parlamentar të PD dhe Drejtuesi Politik i qarkut Fier Gazment Bardhi, në rrjetet sociale ka publikuar pamje nga kamerat e QV në Lushnjë, ku sipas tij, votimi i lirë u shndërrua në votim të kontrolluar, pasi siç tregohet në kamera komisionerët dhe vëzhguesit e PS votuan në emër të qytetarëve apo i mbikëqyrën gjatë votimit.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Episodi 5/ VOTIM I KONTROLLUAR = FARSË ELEKTORALE

Neni 1 i Kushtetutës së Shqipërisë përcakton se “qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira dhe të barabarta”. Zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin as të lira dhe as të barabarta. Jo vetëm që shteti u shkri me partinë në pushtet, por kjo e fundit njëlloj si një bandë terroriste cenoi hapur lirinë e zgjedhësve për të votuar në fshehtësi dhe të pa kontrolluar.

Pamjet zyrtare të KQZ provojnë sesi në QV 1813, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnje, patronazhistët e PS kontrolluan votimin e qytetarëve ditën e zgjedhjeve, duke dhunuar lirinë e tyre për të votuar të pa kontrolluar.

Belinda Balluku urdhëruesja e kësaj skeme të shtrirë në të gjitha QV që kanë pamje me videokamera, e kishte të qartë se vetëm përmes skemave mafioze mund të kontrollonte çdo votë të blerë me para korrupsioni. Qytetarët presin ndëshkimin e terroristëve elektoral, dhe është detyrë e organeve të drejtësisë që të mos mbyllin sytë përpara krimit elektoral.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *