Shkrimtarja Ledia Xhoga është zyrtarisht pretendente për Çmimin e madh të letërsisë, Booker Prize 2025, ku është pjesë e listës së gjatë me romanin e saj “Misinterpretation”.

Ledia Xhoga është shkrimtarja shqiptare e dytë që nominohet për Booker Prize pas Ismail Kadaresë që e ka fituar çmimin, në vitin e themelimit të tij në 2005, dhe është nominuar po ashtu edhe dy herë të tjera në 2017 dhe në 2024.

Romani i Xhogës është vendosur në Nju Jorkun e sotëm dhe ndjek historinë e një përkthyeseje shqiptare, e cila pranon me ngurrim të përkthejë gjatë seancave terapeutike të Alfredit, një të mbijetuar torture nga Kosova. Pavarësisht paralajmërimeve të burrit të saj, ajo përfshihet emocionalisht në botën e ndërlikuar të klientit të saj. Ankthi i Alfredit ngjall tek ajo kujtime të thella dhe të shtypura, ndërsa një përpjekje impulsive për të ndihmuar një poet kurd e çon në një situatë të rrezikshme dhe në një plan të pamatur.

Lista e ngushtë me 6 finalistët për “Booker Prize 2025” do të shpallet më 23 shtator, ndërsa fituesi do të bëhet publik më 10 nëntor në një ceremoni zyrtare në Londër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *