Shkolla e mesme profesionale “Hasan Gina” në kuadër të Javës Europiane të Aftësive Profesionale nismë e Komisionit Europian mirëpriti pushtetin vendor, deputetë, Ministren e Rinisë dhe Fëmijëve Bora Muzhaqi, Ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe përfaqësues të Bashkimit Europian. Shkolla e mesme profesionale “Hasan Gina” është e vetmja në Myzeqe dhe frekuentohet nga 550 nxënës jo vetëm nga Bashkia Lushnjë, por edhe nga rrethet me programet mësimore profesionale elektrikë, hidraulikë, mekanikë, TIK.
Kryetarja e Bashkisë Sefa në fjalën e saj i dha rëndësi investimeve në fushën e arsimit profesional.
Ministri Balla u shpreh se përveç mësimit të profesioneve të cilat do shtohen, të rinjtë duhet të qendrojnë larg lëndëve narkotike.
Ministrja e Rinisë dhe fëmijëve Bora Muzhaqi inkurajoi të rinjtë që të përqafojnë idetë e reja dhe të bëhen profesionist të mirë për t’u përshtatur me kërkesat e tregut të punës.
Përfaqësuesi i BE-së tha se arsimi dhe formimi professional është çelësi i zhvillimit të ekonomisë shqiptare dhe formimit të rinisë.
Njëra nga nxënësit e shkollës tregoi historinë e saj të suksesit pas përfundimit të studimeve të saj në këtë shkollë.
