Murtaja është sëmundje ngjitëse dhe serioze që kap ruminantët e vegjël dhe që ka rënë në disa ferma me dele e dhi në Shqipëri. Zonja Safigje Sila veterinere pranë zyrës vendore të Shërbimit Veterinar sqaron se sëmundja e murtajës është dyshur të ketë rënë edhe tek delet dhe dhitë në Lushnjë të cilëve iu morën monstrat për analiza që dolën negativë, por ferma u karantinua dhe fermat përreth gjithashtu po monitorohen çdo ditë. Ndërkohë po monitorohet të gjitha fermat që kanë bagëti nëpërmjet grupeve të punës.
Fermerëve iu ofrohet shërbimi i duhur nga ana jonë në rast të shfaqjes së sëmundjes,thotë veterinierja, për të cilën i kemi informuar me anë të telefonit dhe fletëpalosjeve për shenjat e sëmundjes, por gjithashtu edhe fermerët duhet të jenë të kujdesshëm.
Hekuran Zemzade, fermer nga Pluku është i shqetësuar edhe pse bagëtitë e tij janë të shëndetshme për këtë sëmundje që nuk i ka ndodhur për 40 vjet që merret me blegtori. Ai tregon që ferma e tij është nën kontroll nga veterineri çdo ditë.