Ka përfunduar procesi i rinumërimit për 1207 kutitë e votimit për qarkun e Tiranës.
Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS, Ledio Braho ka deklaruar se duhet të kuptohet që votat të cilat kanë dalë të ndryshme nga numërimi fillestar, kanë ndodhur si shkak i gabimeve njerëzore.
“Janë gabime njerëzore. Procesi ka një numër të konsiderueshëm hallkash, numërim, operatorë që hedhin të dhënat në sistem dhe mund të ndodhin gabime si shkak i lodhjes”, ka deklaruar ai.
Lista e votave:
-PD -ASHM 612 vota
-Lëvizja Bashkë 57 vota
-Lëvizja Atdheu 9 vota
-Koalicioni Euroatlantik -21 vota
-Partia Socialiste 381 vota
-Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 44 vota
-Aleanca Kombëtare Shqiptare -7 vota
-Aleanca Demokracia e Re 11 vota
-Koalicioni Djatjhtas për Zhvillim -8 vota
-Mundësia 44 vota
-Partia Social Demokrate 34 vota