25-vjeçari shqiptar, i cili tentoi të grabiste të dielën në mbrëmje në një shtëpi në Foria di Centola, në provincën e Salernos, u gjet i vdekur.

Trupi i tij u gjet në një zonë të largët të San Severino di Centola, pas dy ditësh kërkimesh.

I riu dyshohet se u qëllua me armë zjarri nga pronari i shtëpisë në të cilën u fut për të grabitur së bashku me disa persona të tjerë.

Pronari, sipas mediave italiane, është vënë tashmë nën hetim. Një tjetër nga hajdutët e dyshuar u plagos gjithashtu dhe u shtrua në spital në Napoli.

Një person i tretë është ende në kërkim. Pronari i shtëpisë, një 60-vjeçar, dyshohet se ka qëlluar me armën e tij, të cilën e mbante ligjërisht, dhe njëri nga tre hajdutët dyshohet se ka qëlluar me një armë të marrë nga një kasafortë në shtëpi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds