Aron Lika, është nxënës i klasës së 3-të, në shkollën jopublike  “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa”. Ai është një nxënës shumë i mirë në mësime, por edhe një piktor dhe pianist i talentuar. Talenti i tij për pikturën ka spikatur që në klasë të parë dhe mësuesja e klasës së tij e ka ndihmuar që ta zhvillojë sa më shumë këtë talent. Aroni është një artist i vogël që nuk heq dorë nga ëndrrat e tij.

Hapja e ekspozitës së parë në ambientet e shkollës tregon rendësinë dhe përkrahjen që mësuesja e tij dhe stafi pedagogjik tregon ndaj nxënësve të kësaj shkolle.

Ekspozitën e vizituan nxënësit e Ciklit të Ulët të shkollës “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” që panë nga afër pikturat e bukura të artistit të vogël, por me një talent të madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *