Shkolla jopublike “Nënshkruesi i Pavarësisë Nebi Sefa” ka si strategji të saj të mësuarin me bazë projektin, një metodë bashkëkohore e cila përfshin aftësi të shumta të të nxënit.
Nxënësit e klasës së 8-të prezantuan sot projektin me temë “Shqipëria në vitet 1945-1990” para nxënësve, prindërve, mësuesve dhe drejtorisë së shkollës. Veçantia e projektit ishte se nxënësit kishin përfshirë të gjitha lëndët mësimore në analizën e aspekteve të ndryshme të jetës si ekonomia, arsimi, sporti, muzika, shëndetësia etj në periudhën e sistemit komunist. Një rrugëtim bardh e zi ndër vite e cilësuan nxënësit projektin.
Mësuesit shprehën krenarinë për nxënësit që tashmë kanë mendimin e tyre kritik, bashkëpunimin dhe kreativitetin.