Korça çel sot sezonin turistik me ediscionin e 18 të Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve, një paradë plot ngjyra e aktivitete që dhurojnë një atmosferë të veçantë për të gjithë qytetarët.
Atmosfera festive ka pushtuar Korçën që nga orët e para të mëngjesit.
Kjo festë kulmon me paradën e madhe që përshkojnë rrugën nga fabrika e Birra Korça deri te dy bulevardet kryesore.
Më pas do të jetë një karnaval party në sheshin e Pazarit të Vjetër.
Sipas organizatorëve janë 400 kostume, pra qytetarë të veshur siç i takon kësaj feste, që do të përshkojnë rrugët e qytetit. Ka edhe të ftuar nga Polonia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi.