Festa e Kurban Bajramit festohet sot në të gjithë vendin nga besimtarët myslimanë.
Qindra besimtarë mysliman lushnjarë e nisën kremtimin e kësaj dite të shenjtë që në orët e para të mëngjesit. Namazi u fal në orën 6:30, si çdo herë tjetër në sheshin kryesor të qytetit. Lutja u drejtua nga Imam Alban Puka.
Kurbani është festa e ngjalljes së shpresës për të qendruar në besnikëri ndaj Zotit, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.
Myftiu i rrethit Lushnjë Gramos Blliku u bëri thirrje besimtarëve për paqe, begati dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë.
Më pas besimtarët uruan njëri tjetrin për festën e Kurban Bajramit.