Iraniani Pendram Madani, u vra, pasi u shpall fajtor për spiunazh për Izraelin.
Prej dekadash Irani ka ekzekutuar dhjetëra njerëz të akuzuar për lidhje me agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad dhe lehtësimin e operacioneve të saj në vend.
Këto variojnë nga atentatet deri te aktet e sabotimit që synojnë minimin e programit bërthamor të Iranit.
Madani , i cili u arrestua në vitin 2020, dyshohet se u përpoq të transferonte informacione të klasifikuara në Izrael në lidhje me vende të rëndësishme në Iran, raportoi Mizan, duke shtuar se ai ishte akuzuar gjithashtu për pasurim të paligjshëm.