Çifti i fermerëve Murati në  Frakull të Fierit prej 10 vitesh kultivon suksesshëm frutin ekzotik kivi në një sipërfaqe 5 dynym tokë.  Stefan Murati tregon se këtë iniciativë e ndërmori duke u bazuar në eksperiencën si tregtar në shtetin grek.

Prodhimi këtë vit duket i mbarë dhe cilësor,  ndërkohë që presim të shkojë në 12 ton , duke e konsideruar një ndër vitet më të mira pavarësisht kushteve jo të favorshme të klimës për 2023, tha Stefani. Ai  tregon se tregun vendas e ka të garantuar dhe gjatë dhjetë viteve  nuk ka njohur asnjëherë prodhim stok.

Bashkëshortja e tiij Rozeta, pohon se frika e dështimit ka ecur paralelisht me suksesin, pasi 5 vitet e para prodhimi ishte i paktë, por me kalimin e kohës ky frut iu përshtat shumë mirë klimës së zonës së Frakullës.

Çifti Murati po mendon të shtojë sipërfaqen e  mbjellë dhe apelon  për ndihmë me subvencione nga shteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds