Studentët e Mjekësisë kanë nisur edhe sot protestën e tyre e cila zhvillohet për të kundërshtuar ligjin që i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.

Ata janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit dhe kanë vijuar protestën e tyre duke hedhur letra higjienike drejt godinës, si edhe duke shfaqur posterat me parrulla që kundërshtojnë ligjin.

Kujtojmë se studentët e mjekësisë nuk kanë marrë pjesë në mësim, duke bojkotuar këtë të fundit që nga nisja e vitit të ri akademik. Ata kanë kërkuar ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds