Banorët e fshatit Kreshpan thonë se në këtë fshat janë vetëm 4 apo 5 punëtorë që vjelin ullinjtë. Ata kanë bërë listat e fermerëve që do shkojnë dhe sa ditë do punojnë tek çdo fermer.

Prodhimi është më pak se një vit më parë, por sezoni i vjeljes së ullinjve ka nisur në fshatra e zonës së Mallakastrës, ku kanë mbetur moshat e treta dhe nuk ka fuqi punëtore për t’i vjelë ullinjtë edhe pse një ditë pune ka shkuar 30 mijë lekë të vjetra.

Banorët pohojnë gjithashtu se nuk kanë rrugë për të shkuar në parcela qe të marrin prodhimin. Dy rrugë duam, thonë ata, Kreshpan – Frakull dhe Kreshpan – Vjosë, sepse 80% e fermerëve i kanë tokat që marrin prodhimet bujqësore nw atw zonw. Ata ankohen edhe pwr mungeswn e tregjeve dhe subvencioneve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *