Mbrëmjen e djeshme, Policia e Elbasanit ka sekuestruar një automjet tip “Benz-Mercedez” foristradë GLK ngjyrë e zezë, me targë AB 551 KF, në pronësi të Shaqe Gjata, nëna e Klea Gjata, e dashura e Laert Haxhiut e cila u arrestua në operacionin policor Never Forget. Në bllokimin e mjetit kanë marë pjesë dhe efektivë të komisariatit të Lushnjës, të cilët kanë zbatuar urdhrin e tre prokurorëve të çështjes, Kreshnik Ajazi, Hektor Mushi dhe Artur Ismajlukaj. Makina aktualisht ndodhet në ambjentet e policisë së Elbasanit.

Gjithashtu Zyra qëndrore e Policisë  ka urdhëruar Komisariatin e Lushnjës për të marë masa sigurie për ish-prokuroren Merita Selimi dhe familjarët e saj që jetojnë në Lushnjë, pasi dyshohet se ka qenë në shënjestër për t’u vrarë nga grupi i Laert Haxhiut. Merita Selimi do të shoqërohet nga efektivë të Policisë së Shtetit kudo që të jetë në lëvizje.

Emri i ish-prokurores së Lushnjës doli nga dëshmia e Artan Tafanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që zbuloi grupin e Laert Haxhiut dhe zbardhi 6 vrasje të kryera nga ky grup. Sipas dëshmisë së tij para hetuesve, Laert Haxhiu kërkonte të vriste Merita Selimin pasi kishte hetuar atë dhe bashkëpunëtorë të tij për një vrasje. Ish-prokurorja e Lushnjës u skualifikua nga vettingu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds