Pas 7 ditësh zjarre të frikshme mbi 1 mijë ha tokë janë djegur në pyllin me pisha mbi 70 vjeçar të Darëzezës e Pishporos. Mëngjesin e së hënës kanë ardhur nga Greqia, nga zyra e emergjencave civile të BE-së, dy avionë zjarrfikës të cilit nisën operacionet për shuarjen e vatrave të zjarrit.
Shefi i Repartit Zjarffikës për bashkinë Fier Zija Hyka ka pohuar se forcat zjarrfikëse me 5 automjetet si dhe kolegët e tyre nga Bashkitë Patos, Roskovec, Lushnjë, Berat së bashku me stafet kanë disa ditë që janë përkrah tyre për shuarjen e vatrave të zjarrit. Ka pasur vështirësi, ka pohuar Hyka pasi era shumë herë ka qënë e fortë dhe ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit., por ata nuk do largohen pa i shuar të gjitha vatrat e zjarrit në brendësi të pyllit.
Kryebashkiaku Armando Subashi ka pohuar se reparti zjarrfikës ka kapacitet në mjete e personel dhe aeroplanët zjarrfikës do të punojnë deri në shuarjen e vatrës fundit të zjarrit .
Pyetur nga TV 4+ se a parashikohet rritje e forcave zjarrfikëse meqënëse Bashkia Fier ka shtrirje gjeografike të madhe e cila rrezikohet nga zjarret e shumta në stinën e verës?
Subashi iu përgjigj se po shikohet ne projektbuxhetin e vitit 2024, por një repart zjarrfikës po ndërtohet me investimin e PNUD edhe një tjetër do ndërtohet në bregdet pasi kemi edhe stacionin fundor rë TAP-it.
Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se avionët Canadair CL-415 po ndihmojnë me hedhje uji, 20 efektivët e Shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit (MZSH) Fier, 40 forcat e Forcave të Armatosura dhe mjetet e përfshira në këtë aksion për shuarjen e vatrave të zjarrit.