Punimet për rehabilitimin e Përroit të Lushnjës, një projekt shumë i rëndësishëm për qytetin tonë, pritej të përfundonin brenda 2023, por punimet vazhdojnë. Punimet për rikonstruktimin e Përroit kanë shkaktuar debate në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që u zhvillua më datën 22 maj. Afati i përfundimit të punimeve ka qënë  29 tetor 2023. Kryetari i Grupit të opozitës Klement Çela i kërkoi sqarim Kryetares së Bashkisë Eriselda Sefa se pse firma kontraktuese nuk ka paguar gjobë, pasi ka tejkaluar afatin e punimeve dhe kur mendohet të mbarojnë punimet?

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ndjek proceset e kontratës, por përveç afateve të përcaktuara në kontratë kompanitë kanë të drejtë t’i shtyjnë ato për mbarimin e investimit, por për proceset e papërfunduara të punës është Fondi i Zhvillimit që merrë pagesën që mbahet në këtë rast, tha Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa.

Ndërsa se kur do të përfundojnë punimet e Përroit të qytetit, Kryetarja Sefa nuk dha asnjë përgjigje konkrete.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”2Jt4sehvYJo”]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *