Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës ku një 48-vjeçar është vënë në pranga pas denoncimit të bërë nga vajza e tij për incest.

Bledar Rako, babai i katër fëmijëve, është akuzuar nga vajza 15 vjeçe, se prej 4 vitesh ai kryen marrëdhënie seksuale me të.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas kallëzimit nga një shtetase 15 vjeçe, se babai i saj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, gjatë 4 viteve të fundit, menjëherë kanë organizuar punën për verifikimin e këtij kallëzimi dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të para hetimore, u vu në pranga shtetasi B. R., 48 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur””, theksohet në njoftimin zyrtar të policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *