Ngjarja e rëndë e së dielës në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë ka tronditur mbarë opinionin public. 82 vjeçari Behar Musaku pas një debati të çastit ka qëlluar me armë gjahu çifte Rudinën vajzën e tij 40 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në banesën e 82 vjeçarit ku ai jetonte me bashkëshorten dhe vajza kishte ardhur për vizitë në fundjavë tek prindërit. 82 vjeçari pasi ka qëlluar mbi vajzën, më pas ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen në vend. Aktin ai e ka kryer pas një grindjeje të çastit. Rudina 40 vjeç është në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ajo ishte e divorcuar prej tre vitesh dhe jetonte e punonte në Tiranë, ndërsa dy fëmijët e saj i mbante ish bashkëshorti. Armën e gjahut Behar Musaku e kishte me leje. Fqinjët e njohin si familje korrekte që nuk ka patur debate apo konflikte me asnjë.
Në momentin e kryerjes së aktit, Behar Musaku ka qenë vetëm me vajzën në banesë, pasi bashkëshortja Lirije ishte në banesën ngjitur ku banonte një nga djemtë. Kanë qenë thirrjet për ndihmë të 40 vjeçares që alarmuar fqinjët që kanë njoftuar ambulancën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet, por kryesorja është dëshmia e Rudinës për të përcaktuar detajet nga kjo ngjarje e rëndë.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”4b2X_5ZHs8M”]
