U mbyll Kampionati i 14-të i futbollit mes shkollave 9 vjeçare të Bashkisë Lushnjë për djem. Morën pjesë ekipet e futbollit të 17 shkollave të cilat u përballën me njëra-tjetrën në fazën eliminatore, çerekfinalen, gjysmëfinalen dhe finalen që u zhvillua sot. Në finale luajtën shkolla 9 vjeçare “Kongresi i Lushnjës” me shkollën 9 vjeçare “10 Korriku” të Dushkut, ku fitues doli shkolla “Kongresi i Lushnjës” me rezultatin 3-2. Kampionati u zhvillua nga Qendra Kulturore e Fëmijëve në bashkëpunim me Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar.
[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”I7oDdvkB9Hc”]
