Sopranoja shqiptare, Emonela Jaho debutoi në “Royal Opera House” dhe ka marrë përgëzimet e mbretit të Anglisë, Charles III, teksa performoi në skenë në nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor në Shtëpinë e Operës Mbretërore.

Emonela Jaho, të ftuarit e tjerë dhe orkestra performuan ariet dhe muzikën që përcaktuan kohën e Sir Antonios si drejtor muzikor, duke përfshirë karrierën e tij 22-vjeçare. Për të respektuar artisten, në skenë është ngjitur edhe mbreti Charles III

Mes zërit të fuqishëm, Jaho ka shkëlqyer edhe me pamjen e saj elegante dhe plot klas.

‘Një natë shumë e veçantë Royal Opera House, për të treguar nderimet e mia së bashku me kolegët dhe madhërinë e tij mbretin Charles, për maestron tonë të dashur Toni Papanno.’- shkruan Jaho.

https://99e67356bb943880cfcbfefe253a8c13.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html Gjithashtu edhe Kryeministri Edi Rama përgëzoi këtë arritje të saj, duke publikuar foto nga ky debutim.

“Krenar për Shqipet. Ermonela Jaho në krah të Mbretit Charles, pasi mahniti publikun e Londrës në shfaqjen për nder të Sir Antonio-s, i cili largohet pas 22 vitesh si drejtor muzikor i Shtëpisë së Operës Mbretërore”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

[lazy-load-videos-and-sticky-control id=”8LsxY0ULa40″]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *