Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa deklaron para gazetarëve se pronarët e vërtet të Inceneratorit të Tiranës nuk janë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, por janë Rama, Veliaj dhe ëngjëll Agaçi
Ata që de facto cilësohen nga SPAK si pronarët e Iceneratorëve, sipas Zhupës nuk kishin fuqi të tjetërsonin procedurat e ndjekura.
Deputetja Zhupa shton se qytetarëve të Tiranës, Durrësit e Kavajës që prej vitit 2018 u janë vjedhur rreth 56 milionë euro nga Inceneratori joekzistent i Tiranës.
Zonja Zhupa thotë se të gjithë ata që sot janë në burg apo në kërkim ndërkombëtar i quanin sukses Inceneratorët edhe sipas saj dhe Erion Veliaj po mban të njëjtën refren.